Privacy
The controller (Moser Medical Group kosmetische Haarchirurgie GmbH, Austria) would like to use the following services in order to process your personal data. Technologies such as cookies, localStorage, etc. can be used for personalization. This is not necessary for the use of the website, but allows us to interact with you more closely. Please select, if appropriate, the following options:

Transplantim i flokëve te Moser Medical

Para shumë dekadash, kërkimet ndërkombëtare për flokët zbuluan se flokët në folikul janë gjenetikisht të programuara për t'u rritur gjatë gjithë jetës. Kjo është baza e një zgjidhjeje të qëndrueshme për rënien e flokëve – mbjellja e flokëve te Moser Medical, nr. 1 në Evropë për transplantime të flokëve.

Baza e transplantimit të flokëve

Rreth tre të katërtat e meshkujve dhe një e treta e femrave preken nga një e rënie e madhe e flokëve. Shumë nga personat e prekur e përjetojnë humbjen e flokëve dhe zhvillimin e vendeve tullace në kokë si kufizim estetik dhe kërkojnë një zgjidhje. Nëpërmjet një trajtimi brenda një dite, transplantimi i flokëve te Moser Medical ofron ndihmë të qëndrueshme – të sigurt, të efektshme dhe të përkryer nga ana estetike. Nëpërmjet një trajtimi brenda një dite, transplantimi i flokëve te Moser Medical ofron ndihmë të qëndrueshme – të sigurt, të efektshme dhe të përkryer nga ana estetike.

Rrënjët e flokëve rriten natyrshëm në grupe prej 1, 2, 3 ose 4 flokësh. Këto grupe quhen njësi folikulare (Follicular Units - FU). Njësitë folikulare që gjenden në pjesën e pasme të kokës (zverk) janë të programuara për t'u rritur gjatë gjithë jetës. Ato merren nga kjo "zonë donatore", përgatiten me kujdes dhe, në fund, mbillen në çdo zonë pa flokë ose me flokë të rrallë, të prekur nga rënia e flokëve. Pas një faze pushimi, rrënjët e mbjella të flokëve formojnë fije të reja (të veta) floku, që krijojnë një strukturë flokësh të dendur e të bukur sipas dëshirës së pacientëve.

Moser Medical me një vështrim

  • Lider në Evropë.
  • Përvojë me mbi 30 000 trajtime
  • Klinikë e licencuar nga shteti
  • Ekip mjekësor me 18 anëtarë
  • Garanci për rritje dhe garanci rimbursimi të plotë
  • Përkujdesje intensive para dhe pas trajtimit
  • Solucion ushqyes mineral i zhvilluar nga vetë klinika
  • Moser Medical BioRegeneration
  • Trajnim konstant i vazhdueshëm i mjekëve dhe ekipit
  • Shumë çmime ndërkombëtare
  • Laborator kërkimor i brendshëm
  • Standardet më të larta të higjienës

Procedura e transplantimit të flokëve

Te Moser Medical, ne aplikojmë procedura të provuara trajtimi me metodat më moderne. Ju mund të zgjidhni midis metodës së "transplantimit të njësisë folikulare" (teknika FUT) ose "nxjerrjes së njësisë folikulare" (teknika FUE). Në fillim të trajtimit, merren njësi të rrënjëve të flokëve nga zona donatore në varësi të llojit të trajtimit të zgjedhur – përnjëherë (FUT) ose në mënyrë individuale për çdo rrënjë floku (FUE). Pas kësaj, një ekip i përbërë nga asistentë mjekësorë me përgatitjen më të mirë përgatit rrënjët e flokëve për mbjellje duke përdorur mikroskopë me rezolucion të lartë. Përveç kësaj, ato pasurohen në një solucion ushqyes mineral, i cili është eksploruar dhe zhvilluar nga Moser Medical, për të mbështetur rritjen e mëvonshme.

Ndërkohë, zona ku do të mbillen flokët (pjesë pa flokë ose me flokë të rrallë në kokë) përgatitet me vrima shumë të vogla, gati sa madhësia e poreve. Në hapin vijues, ekspertët e flokëve transplantojnë njësitë folikulare në zonën e transplantimit, në të cilën instrumentet përshtaten me përpikëri me strukturën e flokëve gjatë trajtimit. Për të ndihmuar rritjen dhe shërimin e shpejtë, mbi zonën e transplantimit spërkatet solucioni biorigjenerues i zhvilluar në laboratorin e Moser Medical. Vetëm pacientët e Moser Medical përfitojnë nga avantazhi i solucionit ushqyes mineral ("Storage Solution") dhe të solucionit biorigjenerues.

Kriteret për transplantimin e flokëve me cilësinë më të lartë

Veçori të rëndësishme për transplantimin e flokëve paraqesin dendësia e flokëve që do të transplantohen dhe një strukturë estetike flokësh natyralë. Përzgjedhja e metodës me të përshtatshme të trajtimit (FUT ose FUE) përcaktohet nga faktorët e mëposhtëm:

  • Struktura e flokëve
  • Dendësia e flokut donator
  • Madhësia e sipërfaqes që duhet mbjellë
  • Drejtimi i rritjes së flokëve
  • Përllogaritja e rënies së flokëve në të ardhmen
  • Rezultati estetik i dëshiruar për një strukturë flokësh sa më natyrore dhe të dendur

Në kuadrin e një konsulence mjekësore personale, specialistët tanë, në përputhje me dëshirat tuaja, ju sqarojnë se cila teknikë trajtimi dhe cilët pjesë përshtaten në mënyrë ideale për ju, për të përmbushur dëshirën tuaj për një strukturë të plotë flokësh. Këto konsulenca bëhen pa pagesë te Moser Medical


Veçori të cilësisë

Ne kryejmë vetëm trajtime, kriteret e të cilave janë vlerësuar me kujdes për të arritur një transplantim të suksesshëm flokësh me cilësinë më të lartë dhe siguri për të ardhmen. Në këtë drejtim përvoja jonë prej disa dekadash e bazuar mbi rezultatet e dhjetëra mijëra transplantimeve të suksesshme të flokëve, bëhet e vyeshme. Me këtë "standard të artë" maten, në të gjithë botën, të gjitha transplantimet e flokëve.
Moser Medical është anëtare e organizatës më të madhe dhe më aktive ndërkombëtare për kirurgjinë e flokëve http://www.ishrs.org/ (International Society of Hair Restoration Surgery).

E themeluar në 1992, kjo organizatë jofitimprurëse nxit dhe mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, si dhe trajnimin e profesionistëve për kirurgjinë e flokëve. Moser Medical nuk është vetëm një anëtar i regjistruar, por merr pjesë në mënyrë aktive në kongreset më të rëndësishme të botës, pasi teknikat dhe aparaturat e aplikuara zhvillohen me hap të shpejtë. Mjekët dhe asistentët tanë mjekësore mbajnë rregullisht referate në këto evenimente profesionale ndërkombëtare dhe i shfrytëzojnë ato për trajnim të avancuar.

Avantazhet ekskluzive që keni për transplantimin e flokëve te Moser Medical

  • Përvoja: Klinikë e specializuar për transplantimin e flokëve që prej vitit 1979.
  • Trajtime: Ne ofrojmë trajtime me metodat dhe aparaturat më moderne si në teknikën FUT (metoda e transplantimit të njësisë folikulare), ashtu dhe në teknikën FUE (nxjerrja e njësisë folikulare).
  • Cilësia: Vetëm te Moser jeni gjithmonë një hap përpara! Ne punojmë në mënyrë largpamëse dhe nga përvoja jonë e dimë si do të dukeshin pacientët tanë pas 10, 20 ose më shumë vitesh.
  • Sasia: Deri në 4500 FU (njësi folikulare) vetëm në NJË trajtim.
  •  Garanci për rritje: Me trajtimin FUT, ju garantojmë që të paktën 93% e flokëve të mbjella do të rriten.
  • Instrument HyRO: Pajisja më e mirë e nxjerrjes, e cila mundëson një trajtim FUE jashtëzakonisht të butë me nxjerrje të kujdesshme për një përqindje maksimale rritjeje.
  • Rendiment tepër i lartë: Mjekë ekspertë të njohur ndërkombëtarisht dhe një ekip asistent me përvojë me 15 anëtarë.
  • Njohja: E nderuar me çmimin "Oscar" të kirurgjisë së flokëve ("Platinum Follicle Award"), si dhe me çmime të tjera ndërkombëtare. Ato na e forcojnë punën tonë si lider të inovacionit në fushën e transplantimeve të flokëve.
  • Higjienë ideale: Klinika private, që ndodhet në Vjenë, është e licencuar nga shteti dhe përmbush standardet më të larta evropiane. Moser Medical i nënshtrohet rregullisht një kontrolli shtetëror.

Konsulencë falas