Transplantim i flokëve te Moser Medical

Para shumë dekadash, kërkimet ndërkombëtare për flokët zbuluan se flokët në folikul janë gjenetikisht të programuara për t'u rritur gjatë gjithë jetës. Kjo është baza e një zgjidhjeje të qëndrueshme për rënien e flokëve – mbjellja e flokëve te Moser Medical, nr. 1 në Evropë për transplantime të flokëve.

Rreth tre të katërtat e meshkujve dhe një e treta e femrave preken nga një e rënie e madhe e flokëve. Shumë nga personat e prekur e përjetojnë humbjen e flokëve dhe zhvillimin e vendeve tullace në kokë si kufizim estetik dhe kërkojnë një zgjidhje. Nëpërmjet një trajtimi brenda një dite, transplantimi i flokëve te Moser Medical ofron ndihmë të qëndrueshme – të sigurt, të efektshme dhe të përkryer nga ana estetike.

Baza e transplantimit të flokëve:

Rrënjët e flokëve rriten natyrshëm në grupe prej 1, 2, 3 ose 4 flokësh. Këto grupe quhen njësi folikulare (Follicular Units - FU). Njësitë folikulare që gjenden në pjesën e pasme të kokës (zverk) janë të programuara për t'u rritur gjatë gjithë jetës. Ato merren nga kjo "zonë donatore", përgatiten me kujdes dhe, në fund, mbillen në çdo zonë pa flokë ose me flokë të rrallë, të prekur nga rënia e flokëve. Pas një faze pushimi, rrënjët e mbjella të flokëve formojnë fije të reja (të veta) floku, që krijojnë një strukturë flokësh të dendur e të bukur sipas dëshirës së pacientëve.

Moser Medical me një vështrim

  • Lider në Evropë.
  • Përvojë me mbi 30 000 trajtime
  • Klinikë e licencuar nga shteti
  • Ekip mjekësor me 18 anëtarë
  • Garanci për rritje dhe garanci rimbursimi të plotë
  • Përkujdesje intensive para dhe pas trajtimit
  • Solucion ushqyes mineral i zhvilluar nga vetë klinika
  • Moser Medical BioRegeneration
  • Trajnim konstant i vazhdueshëm i mjekëve dhe ekipit
  • Shumë çmime ndërkombëtare
  • Laborator kërkimor i brendshëm
  • Standardet më të larta të higjienës

Procedura e transplantimit të flokëve:

Te Moser Medical, ne aplikojmë procedura të provuara trajtimi me metodat më moderne. Ju mund të zgjidhni midis metodës së "transplantimit të njësisë folikulare" (teknika FUT) ose "nxjerrjes së njësisë folikulare" (teknika FUE). Në fillim të trajtimit, merren njësi të rrënjëve të flokëve nga zona donatore në varësi të llojit të trajtimit të zgjedhur – përnjëherë (FUT) ose në mënyrë individuale për çdo rrënjë floku (FUE). Pas kësaj, një ekip i përbërë nga asistentë mjekësorë me përgatitjen më të mirë përgatit rrënjët e flokëve për mbjellje duke përdorur mikroskopë me rezolucion të lartë. Përveç kësaj, ato pasurohen në një solucion ushqyes mineral, i cili është eksploruar dhe zhvilluar nga Moser Medical, për të mbështetur rritjen e mëvonshme. Ndërkohë, zona ku do të mbillen flokët (pjesë pa flokë ose me flokë të rrallë në kokë) përgatitet me vrima shumë të vogla, gati sa madhësia e poreve. Në hapin vijues, ekspertët e flokëve transplantojnë njësitë folikulare në zonën e transplantimit, në të cilën instrumentet përshtaten me përpikëri me strukturën e flokëve gjatë trajtimit. Për të ndihmuar rritjen dhe shërimin e shpejtë, mbi zonën e transplantimit spërkatet solucioni biorigjenerues i zhvilluar në laboratorin e Moser Medical. Vetëm pacientët e Moser Medical përfitojnë nga avantazhi i solucionit ushqyes mineral ("Storage Solution") dhe të solucionit biorigjenerues.

Kriteret për transplantimin e flokëve me cilësinë më të lartë:

Veçori të rëndësishme për transplantimin e flokëve paraqesin dendësia e flokëve që do të transplantohen dhe një strukturë estetike flokësh natyralë. Përzgjedhja e metodës me të përshtatshme të trajtimit (FUT ose FUE) përcaktohet nga faktorët e mëposhtëm:

Në kuadrin e një konsulence mjekësore personale, specialistët tanë, në përputhje me dëshirat tuaja, ju sqarojnë se cila teknikë trajtimi dhe cilët pjesë përshtaten në mënyrë ideale për ju, për të përmbushur dëshirën tuaj për një strukturë të plotë flokësh. Këto konsulenca bëhen pa pagesë te Moser Medical!

Veçori të cilësisë:

Ne kryejmë vetëm trajtime, kriteret e të cilave janë vlerësuar me kujdes për të arritur një transplantim të suksesshëm flokësh me cilësinë më të lartë dhe siguri për të ardhmen. Në këtë drejtim përvoja jonë prej disa dekadash e bazuar mbi rezultatet e dhjetëra mijëra transplantimeve të suksesshme të flokëve, bëhet e vyeshme. Me këtë "standard të artë" maten, në të gjithë botën, të gjitha transplantimet e flokëve.

Moser Medical është anëtare e organizatës më të madhe dhe më aktive ndërkombëtare për kirurgjinë e flokëve ISHRS (International Society of Hair Restoration Surgery). E themeluar në 1992, kjo organizatë jofitimprurëse nxit dhe mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, si dhe trajnimin e profesionistëve për kirurgjinë e flokëve. Moser Medical nuk është vetëm një anëtar i regjistruar, por merr pjesë në mënyrë aktive në kongreset më të rëndësishme të botës, pasi teknikat dhe aparaturat e aplikuara zhvillohen me hap të shpejtë. Mjekët dhe asistentët tanë mjekësore mbajnë rregullisht referate në këto evenimente profesionale ndërkombëtare dhe i shfrytëzojnë ato për trajnim të avancuar.

Avantazhet ekskluzive që keni për transplantimin e flokëve te Moser Medical:

Konsulencë falas

Helena Bartosek
Consultation in English. We are happy to offer callbacks.
Phone: +43 1 879 6000
wien@moser-medical.com

Diese Seite empfehlen:

zur Navigation


Navigieren Sie hier:

Diese Webseite verwendet Cookies. Details zur Cookie-Verwendung.
Durch die weitere Nutzung unserer Webseite stimmen Sie der Verwendung von Cookies zu.
Akzeptieren